Numri i islamikëve radikalë arrin në 2 mijë

Shërbimet sekrete: Pak islamikë radikalë kanë qëllim të përgatisin një sulm terrorist

Rreth 2 mijë islamikë të radikalizuar gjenden aktualisht në territorin e Suedisë, dhjetë herë më shumë se sa në vitin 2010, por vetëm një numër i vogël i tyre dyshohet që mund të kryejë akte të dhunshme, njoftoi sot shefi suedez i shërbimeve sekrete.

Në 3 mijë ekstremistë që janë përkrahës të veprimeve të dhunshme të regjistruar nga policia sekrete (SAPO) e vendit skandinav, 2 mijë persona i përkasin lëvizjes islamike.

Në vitin 2010, SAPO vlerësonte se numri i islamikëve radikalë në Suedi ishte 200.

Megjithatë sipas shërbimeve sekrete, vetëm pak islamikë radikalë që jetojnë në Suedi kanë njëkohësisht qëllim dhe aftësi që të përgatisin një sulm terrorist.

 

Back to top button