Obiliqi po bëhet me ekran për kontrollimin e cilësisë së ajrit

U diskutua për vendosjen e ekranit në qendër të Obiliqit

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi priti sot në takim përfaqësuesit e kompanisë JICA nga Japonia, Shimizu Masuto, Edo Ei dhe Kuwahara Fumihiko, si dhe përfaqësues nga MMPH.

Në këtë takim, nga ekspertët e JICA-së u prezantua projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Kosovë, me ç’rast u diskutua edhe për vendosjen e ekranit në qendër të Obiliqit, i cili do të bëjë kontrollin e cilësisë së ajrit.

Kryetari Gashi njoftoi përfaqësuesit ndërkombëtarë për projektet që po zhvillohen në Komunën e Obiliqit, sfidat si Komunë dhe si komunitet në aspektin e ndotjes, papërgjegjësia nga ana e KEK-ut, mosrespektimi i ligjit për Obiliqin. Ai njëherësh mirëpriti projektin e vendosjes së ekranit në qendër të qytetit, i cili do bëjë kontrollin e cilësisë së ajrit.

Back to top button