Osmani me një propozim për buxhetin

Osmani me një propozim për buxhetin

Debati për projektbuxhetin e vitit 2019 vazhdoi me debatin e deputetëve. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani pati një propozim sa i përketë buxhetit.

“Këtë kategori ta nxjerrin prej ligjit, ta nxjerrin prej ligjit të buxhetit dhe kategoria e veteranëve të mos figurojë më në ligjin e buxhetit dhe shteti më mos të merret me këtë çështje. Kjo nuk do të thotë që ata t’i lëmë askund por kam një propozim që të formohet një fond, jashtë buxhetor që Qeveria do të ndaj mjete në disa etapa që për atë fond ku bëhen të gjithë veteranët aksionar të menaxhohet me një ligj dhe të rregullohet kjo çështje ashtu siç dëshirojnë ata apo ashtu siç e përcakton ligji, të mos them të menaxhohet siç menaxhohet Trusti pensional”, tha ai.

Osmani shtoi se derisa nuk rregullohet kjo çështje do të vazhdojnë të bëjnë politika partiake.