Pacientja e shtruar në QKUK nuk ka koronavirus

Dolën rezultatet për rastin e dyshuar me koronavirus

Qendra Klinike Universitare njoftoi pak më parë se rezultatet e pacientes që dyshohej të jetë prekur me koronavirus, dolën negativ.

“Rezultati i pacientes është negativ për coronavirus!”, njoftoi shkurt QKUK.

Se rezultati i pacientes doli negativ, bëri të ditur edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe në influencë A dhe B me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ për të tri analizat, domethënë pacientja nuk është e infektuar me novel coronavirus (2019 – nCoV) dhe me influenza A dhe B.”, njoftoi instituti përmes një komunikate./21Media

Back to top button