Koronavirusi, Ramadani: Instituti Kombëtar i furnizuar si qendrat evropiane

Një paciente e dyshuar për koronavirus u pranua sot në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sonte në konferencën e jashtëzakonshme tha se pacientja e dyshuar me koronavirus është e huaj, e cila ka qenë në një qendër skijimi me pesë persona të tjerë, që dyshohet se kanë pasur virusin.

Ndërsa, drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj-Berisha u shpreh se pacientja është izoluar dhe janë duke u pritur rezultatet nga Instituti Kombëtar.

Kurse, Dr. Naser Ramadani njoftoi se shumë shpejt do të dalin rezultatet nga Laboratori i Instituti Kombëtar dhe analizat bëhen si në çdo shtet tjetër evropian, pasi Kosova është ndër shtetet e para që ka siguruar materialin e nevojshëm shëndetësor për të diagnostikuar koronavirusin.

“Duke pasur parasysh se mostrat në Laboratorin e Institutit Kombëtar bëhen me metodat më të sofistikuara dhe se i tërë materiali i nevojshëm, i cili është zbuluar që dy javë për diagnostikim, nuk ka pasur në histori të mjekësisë për këso lloj diagnostikimi, Instituti Kombëtar është i furnizuar si çdo qendër evropiane. Pritet që pas proceduarave laboratorike, diku pas mesnatës, të dal rezultati për pacienten”, tha ai.

Back to top button