Pamja e Rahovecit për fundvit me vetëm 2 mijë euro investim

Kështu duket Rahoveci në fundvit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se janë investuar vetëm 2 mijë euro për të dekoruar Rahovecin për festat e fund-vitit.

Latifi ka thënë se qëllimi i tij për këtë vit ka qenë që qyteti të duket më bukur se vitet e kaluara, me një investim më të vogël.

“Mirë se vini në Rahovec. Ky është qyteti ynë sivjet për festat e fundvitit. Qëllimi im për sivjet ka qenë që qyteti të duket më bukur se vitet e kaluara, me një investim më të vogël! Sivjet kemi investuar vetëm 2000 euro në dekorim si komunë dhe më vjen mirë se deri tash qytetarët e kanë pritur shumë mirë. Bashkë me ju, mezi po e pres edhe tregun e produkteve vendore, 100% Rahovec më 28, 29 e 30 dhjetor. Ky treg dhe dekorimi besoj se do ta gjallërojnë e bëjnë më atraktiv Rahovecin, ashtu siç edhe e meriton qyteti ynë. Gëzuar festat!”, ka shkruar Smajl Latifi në Facebook./21Media

Back to top button