Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas këtyre ditëve të nxehta dhe me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Këto masa të ajrit do të ndikojnë në uljen e temperaturave maksimale për disa gradë, ndërsa minimalet mbesin po thuaj të ngjashme me ditët e fundit.
Sipas IHMK-së, parashihen riga shiu të premten të cilat do të shoqërohen me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë./21Media

Back to top button