Pas kthimit nga Haga, Remi takohet me Veselin

“Ne, nuk kemi frikë nga drejtësia”

Kryeparlamentari, Kadri Veseli sot ka takuar, Rrustem Mustafën pas kthimit të tij nga Haga.

Veseli përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook” tha se nuk ja kanë frikën drejtësisë sepse UÇK-ja nga fillimi në fund, siç tha ai qëndroi dhe luftoi në anën e drejtësisë

“Ishte kënaqësi të pres në zyrën time, bashkëluftëtarin dhe mikun tim Remin, pas kthimit të tij nga Haga. Qëndrimi i tij dinjitoz rreth ftesës nga Gjykata Speciale, është edhe një provë më shumë për luftën tonë të drejtë çlirimtare. Ne, nuk kemi frikë nga drejtësia, sepse UÇK, nga fillimi në fund, qëndroi dhe luftoi në anën e drejtësisë”, ka shkruar Veseli.

Ish-komandantit të UÇK-së nga zona operative e Llapit, Rrustem Mustafa- Remit është intervistuar në zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë më 14 dhe 15 janar./21Media

Back to top button