Përfundoi takimi mes Kosnett-it, Veselit dhe Haradinajt

Ata nuk u prononcuan për media

Ka përfunduar takimi mes Ambasadorit të Amerikës, Philip Kosnett, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Takimi është zhvilluar pa praninë e mediave në kabinetin e Veselit dhe është diskutuar për takës 100% të vendosur ndaj mallrave sebre.

Ky takimi ka filluar në orën 12:00 dhe ka përfunuar para pak çastesh, mirëpo nuk pati prononcim për media nga asnjëra palë.

I pari që doli nga takimi dhe ndërtesa e Kuvendit ishte ambasadori amerikan dhe më pas edhe kryeministri Haradinaj.

Pas fushatës së Serbisë për mos anëtarsimin e Kosovës në Interpol, Kosova ka vendosur masën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës më 21 nëntor, ndërsa më 28 dhjetor të vitit 2018, kjo taksë ka hyrë në fuqi edhe për brendet ndërkombëtare që importohen nga këto dy shtete.

Kundër kësaj take janë shprehur Bashkimi Evropian e po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./21Media

Back to top button