Përfundon procesi i paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PD

Basha para disa ditëve ngriu funksionet e tij në PD

Partia Demokratike në Shqipëri beri te ditur sot se në përfundim të procesit të paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH, kanë paraqitur dokumentacionin ne sektorin e Organizimit disa kandidate, për të cilët sot do te mblidhet Kryesia për të miratuar kandidaturat që do të garojnë për Kryetar të PDSH.

Në deklaratën për mediat të PD në lidhje me disa pretendime të ngritura gjate këtij procesi, sqarohet se “Çdo kandidat paraqet kërkesën e tij në sektorin e Organizimit. Statuti dhe aktet e tjera të dala në zbatim të tij, si dhe organizmat e PDSH garantojnë garë të ndershme, të drejte dhe të barabartë për këdo që dëshiron te kandidojë”.

Më tej në deklaratë shpjegohet se “Procesi i shpallur i garës për Kryetarin e PDSH është normal dhe bazuar në statutin e saj. Kryetari i Partisë, bazuar në nenin 43, pika 2, ka autorizuar delegimin e të gjithë vendim-marrjes organizative te dy Nenkryetaret dhe Sekretarin e Pergjithshem.

Dy nënkryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, në fund të deklaratës shprehen se “Ne garantojmë që brenda kompetencave tona do sigurojmë për çdo kandidat një proces të rregullt, të ndershem dhe të barabarte sipas statutit te PDSH”.

Back to top button