16 të vdekur, pesë të plagosur

16 të vdekur, pesë të plagosur

Në një përleshje që shpërtheu në një burg në veri të Meksikës, 16 të burgosur u vranë dhe pesë u plagosën, thanë zyrtarët.

Përleshja shpërtheu në orën 2:30 pasdite me kohën lokale në burgun e shtetit meksikan të Zacatecas, me media lokale që raportojnë se rasti pati të bënte me një ndeshje futbolli.

Ministria e Sigurisë Publike nuk komentoi mbi shkakun e përleshjes, por deklaroi në një deklaratë se situata e burgut tani është nën kontroll dhe se emrat e të vrarëve do të bëhen të ditur.

Pas një zënke, te njëri prej të dënuarve u gjet një armë. Në kërkime shtesë të policisë u gjetën edhe tri armë dhe lloje të ndryshme të thikave.

Qeveria filloi një hetim për të përcaktuar se kush ishte përgjegjës për nisjen e të shtënave, si dhe se si armët shkuan në burg.

Pas kësaj ngjarje, masat e sigurisë do të rriten në burgjet në të gjithë këtë shtet në veri të Meksikës. Burgjet meksikane janë skena e trazirave të shpeshta dhe dhuna që shpesh përfundojnë në fatalitete. Të paktën 28 të dënuar u vranë në një përleshje brutale që shpërtheu në vitin 2017 në një burg në Acapulco.