Kurti e fton LDK-në të heqë dorë nga kërkesa për largimin e Konjufcës

Kurti e fton LDK-në të heqë dorë nga kërkesa për largimin e Konjufcës

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën të cilin kreu i kësaj partie Albin Kurti ia ka dërguar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.

Në letër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i bën thirrje Isa Mustafës të heq dorë nga largimi i Glauk Konjufcës nga kreu i Kuvendit dhe e fton të rikthehet në tryezën e bisedimeve për marrëveshje për qeverinë e përbashkët.

Kurti në letrën e dërguar shpreh keqardhje për ndërprerjen e takimeve me këtë subjekt.

“Është për të ardhur keq që keni vendosur t`i ndërpreni takimet tona për koalicionin qeverisës duke më detyruar të shkruaj letra, thuajse jemi kundërshtarë politik apo jetojmë në kontinente të ndryshme”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, kryetari i LDK-së Isa Mustafa foli për letrën që ka pranuar sot nga VV,  por tha se nuk e konsideron si letër zyrtare./21Media