Përmbyllet fushata “Ta Pastrojmë Kosovën”

Kjo fushatë filloi me 15 shtator

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me Let’s Do It Kosova, mbajnë sot konferencën përmbyllëse të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, e cila filloi me 15 shtator, kurse përfundoi më 15 dhjetor 2018.

Në këtë konferencë do të prezantohen të arriturat gjatë fushatës tre mujore dhe do të bëhet shpallja e komunave fituese. Në konferencë do të marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj

Gjatë kësaj periudhe me angazhimin e institucioneve, Let’s Do It Kosova e mijëra vullnetarë, janë larguar 803 deponi ilegale dhe shumë mbeturina përrreth rrugëve e në hapësira publike.

Back to top button