Përurohet asfaltimi i segmentit të parë të rrugës Deçan-Plavë

Lekaj: Kjo rrugë do t’i shërbej Zhvillimit të Turizmit

Sot u përurua asfaltimi i segmentit të parë të rrugës Deçan-Plavë në gjatësi 14 kilometra e 200 metra. Për banorët e kësaj ane ky është një projekt jetik i cili rrit zhvillimin ekonomik të Komunë së Deçanit dhe më gjer.

Me ketë rast, kryetari i komunës Bashkim Ramosaj tha se ky projekt është një shpresë që në Deçan do të jetohet më mirë.

‘’Për ne si Deçanasi, kjo është një shpresë se në Deçan do të jetohet më mirë, do të arrijmë një standard më të mirë duke i shfrytëzuar resurset që kjo komunë i ka, kurse për shtetin e Kosovës është lidhje më Malin e Zi dhe Plavën e Gucinë, që është edhe perspektive e zhvillimit të turizmit që është sektori më i qëndrueshëm në këtë komunë”, tha Ramosaj.

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se është një ditë e veçantë sepse po kryhet një obligim ndaj qytetarëve.

“Ajo që mund të theksohet është se kjo rrugë do t’i shërbej Zhvillimit të Turizmit, do t’i shërbej lëvizjes së lirë të qytetarëve. Deçani me ketë rrugë dhe do të merr hov në zhvillimin e turizmit dhe në perspektivën e komunës. Më vije mirë që sot jemi këtu bashkë duke përmbushur edhe obligimet ose detyrat e shtëpisë që ne t’ju mundësojmë një jetë më të mirë qytetarëve. .Ajo që mund ta theksoi është se në ketë pjesë do të fillojmë edhe më një projekt gjigand që ne projektin e kemi të gatshëm për bjeshkën e Belegut që do të jetë më një infrastrukturë, qendër turistike dhe një qendër e destinimit jo vetëm për Deçanin e Kosovën, por për tërë rajonin apo mund lirisht të them për mbi 5 milionë banorë”, tha Lekaj.

Lekaj bëri të ditur se punimet e segmentit të dytë do të fillojnë këtë. Sipas tij, segmenti do të jetë përafërsisht 13 kilometra.

“Mendoi që gjithë buxheti është siguruar. Segmenti i parë kap shifrën 4 milionë e 191 mijë euro, ndërsa segmenti i dytë i cili do të nënshkruhet është 4 milionë e 300 mijë euro, dhe kështu do të përmbyllet i tërë projekti më gjatësi 28 kilometra” theksoi ministri./21Media

Back to top button