Pesë fëmijë të vdekur në zjarr vetëm nëna e tyre shpëton

Nëna e viktimave në gjendje kritike

Autoritetet kanë raportuar se mbrëmë në një shtëpi në qytetin e Ohios ka shpërthyer zjarr dhe kanë vdekur pesë fëmijë, ku dy prej tyre ishin edhe binjakë të moshës 1 vjeçare.

Emrat e këtyre fëmijëve ishin: Aleysha Rosario, 9 vjeçare, Charles Gunn, 3 vjeçare, Ly’Asia Gunn, 2 vjeçare and binjaket Brianna dhe Arianna Negron, kështu u raportua edhe nga gazeta e përditshme e këtij qyteti “The Ohio Daily Journal”.

Nëna e këtyre fëmijëve, Ana Negron Acevedo ishte vetmja që i kishte mbijetuar këtij zjarri të tmerrshëm. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve që kishte ndërhyrë në vendngjarje, Ana kishte kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë prej plagëve të rënda që kishte marrë dhe kishte qenë e tëra e mbuluar në gjak, transmeton rtv21.tv.

Ajo është dërguar menjëherë për trajtim në spitalin “Elizabeth Youngstown”, vazhdon të jetojë por gjendja e saj shëndetsore është shumë kritike./21Media

 

Back to top button