Plagoset një person në Prizren

Një person është plagosur të martën rreth orës 14:20 në Prizren. Policia në raporton 24 orësh njofton se lidhur me rastin dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima  mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ishte qëlluar me revole nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore me ç’rast është konfiskuar një revole me 6 fishekë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent me vendim të të cilit dy persona të dyshuar që ndërlidhen me rastin dërgohen në mbajtje.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se rasti është nën hetime./21Media

Back to top button