Dyshohet se paratë janë të zhytura-ngjyrosura dhe supozohet se janë të grabitura

Dyshohet se paratë janë të zhytura-ngjyrosura dhe supozohet se janë të grabitura

Janë arrestuar dy persona në Suharekë pasi që të njëjtit dyshohet se merren me falsifikimin dhe shpërndarjen e parave.

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan pas një pune operative ka arrestuar personat e dyshuar meshkuj/shqiptar/kosovar me iniciale Q.A (1953) dhe SH.B. (1964).

“Si rezultat i këtij operacioni policor dy personat e dyshuar është arrit të ndalohen në Suharekë dhe gjatë kontrollimit tek i dyshuari Q.A. (1953), janë gjetur dhe sekuestruar kartëmonedha (196 X 50), ose shuma e përgjithshme 9800 (nëntëmijë e tetëqind) Euro, që dyshohet se janë të zhytura-ngjyrosura dhe supozohet se janë para të grabitura”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si vazhdimësi e operacionit policor janë kryer edhe bastisje në lokacionet e të dyshuarve në Prizren dhe Sallagrazhd, përderisa me urdhër të prokurorit kompetent ndaj dy të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për procedura të mëtejme./21Media