Policia konfiskon rreth 40 mijë euro false

Janë arrestuar dy persona të dyshuar

Policia e Kosovës,  në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar mbrëmë.

Drejtori i drejtorisë për krime ekonomike dhe korrupsion, Bashkim Spahiu ka thënë se mbrëmë kanë realizuae planin operativ për veprën penale falsifikim parash, e që ka rezultuar me 393 kartmonedha, që arrijnë vlerën e 39 mijë e 300 euro, për cka janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Sipas Spahiut, lidhur me operacionin janë kontrolluar dy lokacione që kanë rezultuar me konfiskimin e dy telefonave celular dhe një veturë.

“Të dyshuarit I.B  i është shqiptuar masa e ndalimit 48 orë me vendim të prokurorit”, ka thënë Spahiu.

Ai ka bërë të ditur se nga 1 janar deri më 15 shkurt 2019, drejtoria për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ka iniciuar 45 raste, për të cilat hetuesit kanë paraqitur 50 kallëzime penale dhe janë arrestuar 15 persona.

“Në këto 50 kallëzime penale janë paraqit 80 persona të dyshuar për veprimtari të ndryshme penale”, ka përfunduar Spahiu.

Back to top button