Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka prezantuar modelin e ri të ndërtesave me bashkëpronësi

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka prezantuar modelin e ri të ndërtesave me bashkëpronësi

Ahmeti tha se në vitin 2013 kuvendi ka miratuar një ligj që është ligji për ndërtesa me bashkëpronësi, me ç’rast pronarët e banesave i bënë pronarë edhe të pjesës së përbashkët.

I pari i Prishtinës bëri të ditur se ndërmarrja banesore është e licencuar që të ofrojë shërbime dhe bashkë me komunën kanë përgatitur një plan me të cilin do të ofrojnë pako të ndryshme të shërbimeve që përfshinë që nga pastrimi e deri tek riparimi i ashensorëve apo vendosja e ashensorëve të rinj.

Kurse, Nexhat Kryeziu, drejtori i ndërmarrjes publike banesore, theksoi se ky është investimi i parë që e bënë ndërmarrja publike banesore. Po ashtu ai bëri të ditur se është hyrja e parë model që kanë bërë ndërsa e kanë planin operativ kryesisht në lagjet që nuk funksionojnë ashensorët dhe mirëmbajtja e hyrjeve.

Ndërsa, Sabedin Kryeziu, përfaqësuesi i banorëve, tha se asnjëherë nuk ka pasur riparime, derisa ka mirëpritur iniciativa të tilla.