Tensionohen protestuesit

Paralajmërojnë protesta të tjera

Shaljanët duke protestuar, të tensionuar, tentuan të hyjnë në zyret e menaxhmentit të kombinatit “Trepça”.

Banorët e Shalës së Bajgorës kanë dalur sot nga ora 09:00 për të protestuar para zyreve të menaxhmentit të kombinatit “Trepça” për shkak të mospëfilljes së tyre në konkurset për punësime në këtë ndërmarrje.

Organizatori i kësaj proteste, Arsim Musa po pretendon se iu është bërë padrejtësi në konkursin për punësimin në ndërmarrjen “Trepça”. Ai tha se në këtë ndërmarrje janë pranuar me të njofshëm.

Musa në një prononcim për media u shpreh protestat nuk do të ndalen, duke thënë se edhe mund të eskalojë situata, të bllokohet miniera dhe prodhimi.

Protesta edhe në këto momente është duke vazhduar, ndërsa përfaqësuesit e protestave janë në mbledhje me kryeshefin ekzekutiv të “Trepçës”./21Media

 

Back to top button