PS e LSI kërkojnë nga KQZ-ja shtyrjen e regjistrimit të koalicioneve

Opozita në Shqipëri e ka quajtur si të papranueshme shtyrjen e afateve

Vetëm disa orë para kalimit të afatit për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, i kanë kërkuar këtij institucioni shtyrjen e këtij afati.

Ato thonë se janë në përpjekje të vazhdueshme për të negociuar me opozitën, për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë spektrit politik të vendit në zgjedhjet e qershorit. Por për opozitën, shtyrja e afateve është e papranueshme.

Back to top button