Putin megjithatë u takua me  sekretarin amerikan Rex Tillerson

Putin megjithatë u takua me  sekretarin amerikan Rex Tillerson

Edhe pse më herët ishte raportuar se nuk do të ketë takim, presidenti i Rusisë Vladimir Putin është takuar të mërkurën me sekretarin amerikan të e Shtetit Rex Tillerson, njoftoi Kremlini, transmetojnë mediat botërore.

Në takim po merr pjesë edhe shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

Këtë njëkohësisht e kanë konfirmuar zëdhënësi i Putin, Dmitrij Peskov dhe ambasada amerikane në Moskë, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

Ndryshe, para vizitës së Tillerson në Moskë ishte thënë se presidenti Putin nuk do të takohet me Tillerson.

Ky i fundit gjatë ditës është takuar me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.