Qytetarët e Vushtrrisë presin ndryshime nga këto zgjedhje

Nuk raportohet për ndonjë parregullsi

Në qytetin e Vushtrrisë janë hapur me kohë qendrat e votimit, nuk ka munguar materiali zgjedhor dhe gjithçka ka shkuar në rregull. Sipas gazetarës së RTV21 në Vushtrri, nuk ka pasur numër të madh të qytetarëve për të votuar, por që pritet të rritet pas orës 12:00.

Qytetarët e Vushtërrisë të cilët janë anketuar nga RTV21 shpresojnë se do të ketë ndryshime nga këto zgjedhje dhe presin që të rritet numri i të punësuarve në këtë komunë./21Media

Back to top button