Rama: Më 18 qershor, dita e parë e drejtësisë së re

Rama tha se e vetmja gjë me rëndësi këto ditë është mesazhi i ndërkombëtarëve

Kryeministri Edi Rama tha sot se 18 qershori është dita kur do të lindi një Kuvend i ri pa PD, i cili do të votojë Vettingun dhe do i japi dritë drejtësisë së re.

Kryeministri Edi Rama tha se e vetmja gjë me rëndësi këto ditë është mesazhi i ndërkombëtarëve dhe veçanërisht letra e komisionerit evropian, Johannes Hahn, sipas të cilëve, zhbllokimi i Vetting-ut do të vendosë fatin evropian të Shqipërisë. “Kjo që kaloi ishte një javë kuptimplotë për Shqipërinë që duam. Letra e Hahn ishte moment kulmor i marrëdhënieve të BE me vendin tonë. McAllister dhe Hahn kërkuan të bindin PD-në të kthehet në rrugën e arsyes. Me arratisjen e PD në rrugën e vetëshkatërrimit, e lëmë atë dhe merremi me letrën e komisionerit Hahn. Jo vetëm në letrën e tij, por në të gjitha komunikimet thelbi është i qartë: Reforma në Drejtësi, që do vendosë fatin evropian të Shqipërisë. PD po humbet terren në çdo orë që kalon, lidershipi i tyre i verbër po humb mbështetjen në bunkerin prej plasmani”, tha Rama.

Jashtë vendit, sipas tij, PD-së i janë ndërprerë të gjitha kontaktet serioze. “Askush nuk merret më me PD, dhe s’ka ngelur forcë e madhe në Europë që të kuptojë që PD është avokatja e fundit e sistemit të vjetër të drejtësisë. Kurrën e kurrës nuk do të jetë shansi i askujt për të marrë peng zgjedhjet,” tha Rama.

Ai i bëri ftesë të gjithë shqiptarëve të japin votën e tyre, pasi kështu do vijojnë të ngrejnë lart flamurin kuqezi të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.

Back to top button