Rama: Brenda 2021 të prekurit nga tërmeti në apartamente të reja

“Asnjë nuk do të lejojmë që të kalojë Vitin e Ri në çadër”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e komitetit të Rindërtimit prezantoi 3 objektivat kryesore që do të realizohen në kuadër të procesit të rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Synohet që festa Vitit të Ri mos të kalojë në çadër, pastaj të ndërtohen spitalet brenda 9 mujorit të vitit 2020.

Po ashtu synohet që deri në vitin 2021 të akomodohen në banesa të reja banorët që aktualshti jetojnë me qera.

“- Asnjë nuk do të lejojmë që të kalojë Vitin e Ri në çadër. Me fillimin e pranverës të nisim të bëjmë spostimin e familjeve që jetojnë në fshat në çadra në shtëpitë e reja.
-Spitalet, qendrat shëndetësore, shkollat duhet të ndërtohen brenda 9 mujorit. Viti i ri shkollor për fëmijët që kanë humbur shkollën e tyre duhet të nisë në shkolla të reja, shumë të mira se ato që kishim para tërmetit.
-Lagjet e reja brenda 6 mujorit të parë ti kemi në kantier. Natyrisht do të kërkojë më shumë kohë por objektivi është që deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar në pjesën më të madhe akomodimet e banorëve që sot janë me qera në zonën urbane në apartamente të reja.
-Deri në fund të vitit 2021 të kenë nisur në pjesën më të madhe akomodimet e banorëve që sot janë me qera në zonën urbane në apartamentet e reja.”, tregoi Rama

Gjithashtu u be transparencë e donacioneve. /21Media

Back to top button