Rama i fton për dialog studentët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi iu drejtua në Facebook studentëve që protestojnë, zgjodhi rrjetin Twitter për komunikimin e radhës me ta

“Negociata? Kush po kërkon negociata se unë kërkoj dialog, jo negociata. Frikën nga dialogu e kam parë tek politikanët që sot presin t’i nxjerrin gështenjat nga zjarri duke mos treguar duart. Mos vallë kush po i pengon studentët me megafon kundër dialogut bën telefonin e prishur”, shkroi Rama në rrjetin social.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i studentëve ndaj ftesës së Ramës, duke thënë se prej kohësh kanë duruar arrogancën e tij dhe se tashmë ka ardhur momenti që të tregohen ata arrogantë.

“Seriozisht e ka ai? Gjithë arrogancat që kemi duruar nga ai, tani do të jemi ne arrogantë ndaj tij. Merri kërkesat me vete, nuk ka negociata dhe as nuk do të ketë. What the fuck”, tha një nga studentët.

Disa minuta më vonë, Rama në një tjetër postim në Instagram, ka publikuar njoftimin ndërsa ka lejuar opsionin e komenteve duke bërë thirrje që të gjithë të shkruajnë pyetjet e tyre për dialogun e studentëve.

Back to top button