Rama në Elbasan, demokratët presin me protesta ministrat e vjetër e të rinj

Kryefjalë ishin përgatitjet për një vit, nga i cili Shqipëria pret shumë

Elbasani ishte ndalesa e parë e turit shëtitës të mbledhjeve të qeverisë për vitin 2019, një mbledhje informale, në të cilën ishin të pranishëm si ministrat e emëruar ashtu dhe ata të shkarkuar.

Por, kjo mbledhje vjen vetëm një ditë pasi Presidenti Ilir Meta firmosi shkarkimet e të gjithë ministrave, përjashtuar Ditmir Bushatin. Lëvizje kjo që pritet të shoqëroi jetën politike në vend, të paktën deri te premten.

E duket se përplasja në distancë dhe pritja e tymit të bardhë nga selia e Presidencës ka shoqëruar si për irnoni edhe këtë takim.

Nga informacionet e pakta që kanë dalë mbi këtë takim, kryefjalë ishin përgatitjet për një vit, nga i cili Shqipëria pret shumë. Është një vit i rëndësishëm për procesin e integrimit, por në të njëjtën kohë edhe një vit elektoral. E për këtë arsye, pjesë e mbledhjes ishin edhe Taulant Balla dhe Gramoz Ruçi.

Por, Rama dhe ministrat e tij, në ikje dhe ata në ardhje janë pritur me protesta nga ana e demokratëve të qytetit të Elbasanit, raporton vizionplus.

Back to top button