Refugjatja ukrainase thotë se tani arti i saj është plotë jetë

Artistja ukrainase, Maria njëherit refugjate ukrainase ka thënë se puna e saj është plotë frymëzim e jetë qëkur mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar.
Maria, e cila studio në Akademinë e Arteve në Lviv, u largua nga vendlindja dy muaj më parë.
Puna e saj është paraqitur në një ekspozitë që fokusohet në artin e krijuar nga emigrantët dhe refugjatët në Kishën e Shën Palit në Bedford.
“Në Ukrainë kam përdorur bojë vaji. Por, pikërisht në këtë tokë mora frymëzim, gëzim dhe fuqi të veçantë për të pikturuar vepra të reja arti. Kam marrë energji të veçantë të jetës në këtë tokë doja ta shprehja atë përmes artit tim. U jam shumë mirënjohëse anglezëve. Jam shumë e lumtur kur krijoj këtë art. Ata janë plotë frymëzim e jetë”, u shpreh ajo.
Sipas organizatorëve, ekspozita kishte për qëllim të nënvizonte nevojën për të ofruar komunitet të sigurt dhe për t’ua mundësuar ‘shërimin’./21Media

Back to top button