Reuters: Vuçiq fiton zgjedhjet
Sipas rezultateve tëpara, Vuçiq është fitues i zgjedhjeve presidenciale në Serbi
Kryeministri konservator serb, Aleksandar Vuçiq ka fituar zgjedhjet presidenciale të dielën me një shumicë dërrmuese, duke marrë 58 përqind të votave dhe duke shmangur balotazhin, sipas rezultateve të para.
Rivali i Vuçiq, kandidati i opozitës Sasha Jankoviç, mori 14 për qind të votave, nga 40 përqind të votave të numëruara.
Rezultati ka konfirmuar dominimin e pothuajse të pakundërshtueshëm të vendit ballkanik, të cilin Vuçiq dëshiron ta bëjë pjesë të Bashkimit Evropian duke ruajtur lidhje të forta me mikun e përhershëm Rusinë, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Roli i presidentit është kryesisht ceremonial, por Vuçiq pritet të mbajë pushtetin e vërtetë përmes kontrollit të Partisë së tij, asaj Progresive të Serbisë.
Për mbështetësit e tij, Vuçiq, 47 vjeçar,’ është një kokë e ftohtë dhe një dorë e fortë në një rajon të trazuar’.