Rikthehet pranvera Arabe?!

Një gazetar tunizian i ka vënë zjarr vetes për të demonstruar kundër situatës në vend

Vetëndezja e një gazetari në Tunizi ka shkaktuar trazira në vendin e Afrikës së Veriut. Pas funeralit të 32-vjeçarit, dhjetëra demonstrues krijuan një barrikadë të gomave të makinave të djegura në Kasserine në perëndim të vendit, të martën në mbrëmje, duke bllokuar rrugët kryesore. 

Policia përdori gaz lotsjellës.
Në pasdite, ka pasur përleshje midis demonstruesve dhe forcave të sigurisë.

Protestat nisën menjëherë pas varrimit të 32-vjeçarit Abdel Razaq Zorgi.  Gazetari nga Kasserine vdiq nga plagët e tij të hënën mbrëma pasi i ka vënë zjarr vetës së tij në shenjë proteste kundër papunësisë së lartë dhe përkeqësimit të përgjithshëm të gjendjes ekonomike në rajonin Kasserine.

Në një video së fundi që ai ka postuar ne rrjetin social deklaron se donte të fillonte një revolucion.

Kasserine ndodhet 270 kilometra nga kryeqyteti Tunis.

Në përleshjet në natën e së martës, gjashtë forca të sigurisë u plagosën pak, sipas Ministrisë së Brendshme. Nëntë vetë u arrestuan.

Vetëzjarrvënja shkaktoi Pranverën Arabe

Të martën në mëngjes situata u qetësua, por pasdite përsëri pati protesta.  Dhjetëra demonstrues dolën në rrugë dhe policia përdori gaz lotsjellës përsëri.

Kishte përleshje rrugore jashtë objekteve qeveritare.  Policia përforcoi praninë e tyre në rrugët kryesore.

Informacioni për dëmtimet ose arrestimet e mundshme të marten pasdite fillimisht nuk ishte i disponueshëm.

Një zjarr vënje vetëvetës në Tuniz kishte shkaktuar Pranverën Arabe në fund të vitit 2010.

Më 17 dhjetor 2010, në Sidi Bouzid, Mohamed Bouazizi kishte vënë zjarr vetës së tij në shenjë proteste për situatën dëshpëruese për vendin cili ndodhej.

Ky veprim i tij kishte nxitur protesta në mbarë vendin – gjithashtu në Kasserine.

Kryengritja e kishte nxjerrë Zine El Abidine Ben Aliun që nga koha e largimit të tij në janar 2011 dhe kishte frymëzuar  protesta të ngjashme në Egjipt, Libi, Jemen, Bahrein dhe Siri./21Media

Back to top button