Vdiq fëmija i dytë që kaloi kufirin SHBA-Meksikë
Është hera e dytë këtë muaj që ndodh vdekje e fëmijëve emigrantë
Një fëmijë tetë vjeçar nga Guatemala ka vdekur pasi është ndaluar nga qeveria amerikane, thanë autoritetet e emigracionit.
Një kongresmen i Teksasit tha se fëmija quhet Felipe Alonzo-Gomez.
Është hera e dytë këtë muaj që ndodhin vdekje të fëmijëve emigrantë, derisa janë ndaluar pas kalimit të kufirit SHBA-Meksikë.
Më parë, shtatë-vjeçari Jakelin Caal, gjithashtu nga Guatemala, ka vdekur vetëm disa orë pasi ishte marrë në paraburgim.
Kongresmeni i Texan Joaquin Castro bëri thirrje që kongresi të hetojë vdekjen e djalit.
“Ne duhet të sigurojmë që i trajtojmë emigrantët dhe azilkërkuesit me dinjitet njerëzor dhe sigurojmë kujdesin e nevojshëm mjekësor për këdo që është nën kujdestarinë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara,” tha ai.