Labi dhuron 5 mijë euro për Fondin e Sigurisë, publikon transaksionin

 
Këngëtari nga Ferizaj, Labinot Tahiri-Labi ka ndarë 5 mijë euro për Fondin e Sigurisë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Instagram.
Tahiri tregoi që 3 mijë euro vijnë nga mbrëmjet muzikore që i ka mbajtur së fundmi në diasporë, ndërsa 2 mijë euro janë nga fondacioni.
“Faleminderit Publik i dashur atje në Diasporë e në Kosovë, për prezencën në mbrëmjet tona, ku u ndam të kënaqur të gjithë. Nga ato mbrëmje që punova, sot i ndava 3000€ për Ushtrinë e Kosovës, dhe po ashtu edhe 2000€ nga Fondacioni ynë. Zoti i ju bekoftë të gjithëve”, ka shkruar Labi në Instagram./21Media

Back to top button