Konjufca ngushëllon familjen e Haki Rugovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e papritur të ish-kryetarit shumëvjeçar të Komunës së Istogut, Haki Rugova.
Konjufca ka ngushëlluar familjen Rugova, miqtë, kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe qytetarët e Istogut.
“Lutem që të prehet në paqe shpirti i tij!”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Haki Rugova i ishte bashkuar LDK-së, në vitin 1989 kur është themeluar. Nga viti 2007 deri në vitin 2010 ishte nënkryetar i komunës së Istogut. Në vitin 2010 ai ishte bërë kryetar i Istogut, ku kishte qeverisur për 3 mandate rresht./21Media

Back to top button