Sot vendosi Komisioni Rregullator Energjetik

Sot vendosi Komisioni Rregullator Energjetik

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, nga mesnata do të rriten për 1,00 gjegjësisht 1,50 denarë për litër, ndërsa çmimi i EURODIZEL (D-E V) rritet për dy denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator Energjetik në Maqedoni.

Një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 74,50, EUROSUPER BS-98 për 76,50, ndërsa EURODIZEL (D-E V) për 69,00 denarë.

Për 2,5 denarë rritet edhe çmimi i Vajit Ekstra të lehtë për amvisëri (EL01) dhe do të kushtojë 58,00 den/litër.

Rritet edhe çmimi i Mazutit M-1 NS për 2,659 denarë dhe një kilogram do të shitet për 38,409 denarë.

Komisioni Rregullator e shpjegon rritjen e çmimeve të derivateve me rritjen e çmimit mesatar të naftës së papërpunuar për 4,74 për qind për dy javët e kaluara./TV21