Rruga Kaçanik-Hani i Elezit vazhdon të mbetet pjesërisht e mbyllur

Bëhet vendosja e trarëve në Urën 407

Ministria e Infrastrukturës, sot ka njoftuar të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion rrugor dhe publikun e gjerë, se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike do të vazhdojë të mbetet pjesërisht e mbyllur rruga nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) nga data 18 deri më 24 dhjetor 2018.

“Nga data 18 deri më 24 dhjetor 2018, mbyllje e pjesërishme nga ora 08:30 deri në ora 11:30 dhe nga ora 13:30 deri në ora 16:30”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës./21Media

Back to top button