Ndihmohen 86 familje në nevojë

250 metra dru për familjet në nevojë

Në këto ditë të ftohta e me borë, ka filluar shpërndarja e drunjve për familjet në nevojë në Komunën e Prishtinës.

Këtë e bëri të ditur, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”.

Sipas Ahmetit 86 familje do të ndihmohen.

“Sot ka filluar shpërndarja e drunjve për familjet në nevojë. Gjatë javëve të kaluara nga pastrimi fito-sanitar i Gërmisë janë grumbulluar mbi 250 metra drunjë të cilat po i shpërndajmë për 86 familje. Falenderojmë punëtorët e Hortikulturës për punën në këtë ditë me borë”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button