Rruga Prishtinë- Shkup lëshohet brenda pesë ditëve

Para një qershorit do të lëshohet rruga

Më së voni për pesë ditë, gjegjësisht para një qershorit, do të lëshohet në qarkullim rruga Prishtinë-Shkup, në drejtimin Kaçanik-Gjeneral Jankoviq, kurse së shpejti do të lëshohet një pjesë e autostradës “Arbën Xhaferi”, e cila do të lidhë Prishtinën me vendkalimin kufitar në Bllacë të Maqedonisë, shkruan Tv21.tv

Zv/ministri i infrastrukturës i Maqedonisë, Rexhep Kadriu, në një intervistë për mediat, ka njoftuar se në rekonstruimin e rrugës magjistrale Kaçanik-Gjeneral Jankoviq punohet intenzivisht në dy ndërrime, dhe së shpejti pritet të lëshohet në qarkullim pjesa Uroshevac-Kaçanik nga autostrada “Arbën Xhaferi”./21Media

Back to top button