Rrugët e kryeqytetit të papastruara!
Rrugët e Kosovës të qarkullueshme, vështirësi në Kaçanik dhe Han të Elezit
Si pasojë e borës në rrugët dhe trotuaret e kryeqytetit është vështirësuar qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve.
Qytetarët shprehin nervozizëm për gjendjen e rrugëve dhe kërkojnë intervenimin e menjëhershëm të Komunës së Prishtinë. Në anën tjetër, zyrtarë komunal thonë se 6 kompani janë duke punuar vazhdimisht për pastrimin e rrugëve.
Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, bëjnë me dije se të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme, përveç Kaçanikut dhe Hanit te Elezit të cilat po kalohen me vështirësi./21Media