Maqedonia e Veriut së shpejti anëtare e plotfuqishme e NATO-s

Maqedonia e Veriut së shpejti anëtare e plotfuqishme e NATO-s

Pedro Sançez sot është votuar për kryeministër të Spanjës. Sançez merr të drejtën për të formuar Qeverinë, raporton TV21.

Me formimin e Qeverisë së Spanjës, hapet edhe rruga për ratifikim të Protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, pasi Spanja ishte vendi i fundit që duhej ta ratifikonte atë.

Dje ish ambasadori i NATO-s, Nano Ruzhin sqaroi se Spanja për 15 ditë do të mund ta ratifikojë Protokollin, dhe me këtë Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s para shpërndarjes së Kuvendit që është caktuar për më 12 shkurt të këtij viti./21Media