Sasi rekorde e heroinës së konfiskuar

Droga është zbuluar në një kamion me targa të Iranit i cili udhëtonte nga Turqia drejt Bullgarisë

Policia turke në vendkalimin kufitar “Hamzabejli-Lesnovo” në kufirin midis Turqisë dhe Bullgarisë ka konfiskuar 775 kilogramë heroinë, që paraqet konfiskim rekord të kësaj lënde narkotike nga ana e autoriteteve turke.

Siç lajmëroi BTA, droga është zbuluar në një kamion me targa të Iranit i cili udhëtonte nga Turqia drejt Bullgarisë.

Në kamion ishin dy persona, shtetas iranianë, të cilët janë mbajtur në paraburgim në qytetin Edrene. Njëri prej të arrestuarve është djali i pronarit të kamionit.

Të arrestuarit gjatë marrjes në pyetje në polici deklaruan se nuk ishin në dijeni se në kamion ka drogë.

Kamioni ishte nisur nga Irani dhe sipas dokumenteve doganore, ka transportuar mallra deri në Rumani.

Back to top button