SBASHK jep detaje nga greva e sotme

Grevës së përgjithshme, e cila filloi sot i janë përgjigjur të gjitha institucionet arsimore

Në grevën e përgjithshme ishin edhe ato pak institucione që deri tani nuk ishin  pjesë e SBASHK-ut dhe madje ato edhe u anëtarësuan në SBASHK, bëhet e ditur në njoftimin e Sindikatës se Bashkuar te Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK).

Në bazë të raporteve që ka grumbulluar Këshilli Grevist Qendror i SBASHK-ut nga Këshillat Greviste Komunale dhe i Universiteteve, shihet se i tërë sistemi arsimor i Kosovës ishte në grevë.

Këshilli Grevist Qendror i përgëzon punëtorët e arsimit që nga çerdhet e deri edhe në universitete për unitetin e treguar gjatë ditës se  sotme dhe i fton që këtë unitet ta ruajnë edhe në ditët në vijim deri në realizimin e kërkesave për ngritje pagash.

Ndryshe, greva nesër do të mbahet në të njëjtin orar sikurse sot, duke filluar nga ora 9:00 deri në ora 12:00.

Back to top button