SHBA, Japonia dhe Korea e Jugut diskutojnë për raportet me Korenë e Veriut

SHBA, Japonia dhe Korja e Jugut koordinojnë veprimet për Korenë e Veriut

Diplomatë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonisë dhe Koresë së Jugut kanë rënë dakord sot për të koordinuar nga afër të gjitha veprimet për Korenë e Veriut, pas ngritjes së tensioneve në Gadishullin Korean.

“Kemi rënë dakord se do të koordinojmë të gjitha veprimet diplomatike, ushtarake dhe ekonomike lidhur me Korenë e Veriut”, tha përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-ve, Joseph Yun, pas takimit me homologët e tij japonezë dhe koreano-jugor.

Kurse, Përfaqësuesi i posaçëm i Koresë për Paqen në Gadishullin Korean dhe Çështjet e Sigurisë, Kim Hong Kyun tha se do të paralajmërojnë Korenë e Veriut të ndalë provokimet e mëtejshme strategjike ” Do të ndërmarrim veprime të forta ndëshkuese, në rast se Veriu vazhdon planin me vendosmëri, pavarësisht paralajmërimit”, deklaroi ai./21Media

Back to top button