SHBA po e përdorë Korenë Veriore si justifikim
Koreja Veriore posedon armë bërthamore të cilat do t’i përdorte që të mbrohet “nga agresioni amerikan”
Koreja Veriore akuzoi SHBA-të se po përdorin programin nuklear veri-korean si justifikim që të maskojnë kundërvëniet e veta ndaj heqjes së armëve bërthamore.
Ri Sing Çol, këshilltar në misionin e Kombeve të Bashkuara për Korenë Veriore tha për AP, se Koreja Veriore posedon armë bërthamore, të cilat do t’i përdorte që të mbrohet “nga agresioni amerikan”.