Shkup: Dyshohet për bombë, forcat policore bllokojnë hyrjen në “City Mall”

Policia ka bllokuar rrugët

Pas lajmit se ka bombë në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup, për aspekt sigurie, policia ka bllokuar rrugët që çojnë në drejtim të qendrës tregtare dhe nuk lejojnë që qytetarët t’i afrohen dhe të kalojnë afër Q.T “City Mall”.

Deri më tani, në vendin e ngjarjes është një automjet kundër zjarrit po edhe njësiti i ndihmës së shpejtë i cili sipas informacioneve të TV21 nuk ka reaguar sepse nuk ka pasur ndonjë nevojë.

Përpos asaj në Q.T. “City Mall”, për momentin janë të mbyllura të gjitha dyqanet.

E përpos bombës ka pasur edhe një denoncim tjetër, për zjarr në katin e dytë në “City Mall”./21Media

Back to top button