Konjufca në Bruksel: Zhgënjyese për qytetarët të jenë të izoluar

Konjufca iu drejtohet pjesëmarrësve në Samitin për Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se është zhgënyese për qytetarët e Kosovës që ende janë të izoluar për shkak të mosliberalizmit të vizave.

Konjufca këto deklarata i bëri në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor

”Kosova është duke u ballafaquar me sfida të shumta në rrugëtimin e saj evropian. Pavarësisht nga arritja e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim ne nuk kemi shkuar drejt statusit të vendit kandidat. Kanë kaluar 96 muaj nga kur e kemi filluar dialogun për liberalizimin e vizave dhe sot ne mbesim vendi i vetëm që nuk është liruar nga regjimi i vizave në zonën e Schengen-it”, tha Konjufca

Në fjalën e tij me këtë rast, kryeparlamentari Konjufca, foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin tha se e kuptojmë plotësisht rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut me Serbinë, që lehtësohet nga BE-ja. Lidhur me këtë ai deklaroi se Qeveria e re do të ndërmerr hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

Kryeparlamentari Konjufca, para të pranishmëve foli edhe suksesin e procesit të zgjedhjeve në Kosovë, dhe u zotua se pas konstituimit të Kuvendit, Kosova së shpejti do të ketë edhe Qeverinë e re.

Duke folur për zgjerimin e BE-së, përkatësisht integrimin e shteteve të Ballaknit Perëndimor, kreu i Kuvendit të Kosovës, Konjufca, vlerësoi:”  Ne inkurajojmë hapjen e negociatave sa më parë të bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne besojmë se Samiti i Zagrebit për Ballkanin Perëndimor do të jetë shumë i rëndësishëm për këtë qellim”.

Në fund të fjalës së tij, kryeparlamentari Konjufca faënderoi Parlamentin Evropian “që ka mbetur mbrojtësi i palëkundur i perspektives evropiane për Ballkanin Perëndimor”./21Media

Back to top button