Njerëzit e lumtur preferojnë të kenë më shumë kohë sesa lekë

Njerëzit e lumtur preferojnë të kenë më shumë kohë sesa lekë

Lumturia është një gjë tejet e ndjeshme, për të arritur një lumturi të tillë është e rëndësishme që të zbulosh shenjat që e largojnë atë.

Më poshtë do të lexoni disa nga gjërat që njerëzit e lumtur kanë të përbashkët.

Zgjedhin kohën në vend të parasë.

Njerëzit e lumtur preferojnë të kenë më shumë kohë sesa më shumë lekë, sipas një hulumtimi të publikuar këtë vit në ‘Social Psychological and Personality Science’.

Por ata janë mirë financiarisht.

Hulumtimet tregojnë se mirëqenia mendore rritet kur rriten të ardhurat, por kjo vlen vetëm derisa të arrihet një shumë mesatare e të ardhurave vjetore, pas së cilave nuk vazhdon më lidhja mes parave dhe lumturisë.

Me fjalë tjera, njerëzit e lumtur mjaftohen me aq para sa të kënaqen me gjërat e pakta të jetës, dhe të qenit tejet i pasur nuk ju bën më të lumtur.

I shpenzojnë paratë në gjëra aventureske.

Ndërkaq, sipas një studimi të vitit 2014 del se paratë e shpenzuara në përvoja, e jo në objekte, ndikojnë që njerëzit të jenë më të lumtur. Hulumtuesit kanë zbuluar se më të lumtur ju bën shpenzimi i parave në një udhëtim të ëndrrave sesa në blerjen e një gjëje materiale.