Shpërthen tubacioni i naftës, 21 të vdekur

Dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Nga një shpërthim i një tubacioni të naftës që po rrjedhte të premtën, vdiqën të paktën 21 persona dhe 71 të tjerë mbetën të lënduar në Meksikën qendrore.

Banorët vendas po përpiqeshin të vidhnin disa nga vajrat e rrjedhura, kur ata u përfshinë në flakë, tha guvernatori i shtetit Hidalgo Omar Fayad.


Dhjetra njerëz janë dërguar në spitale me djegie, transmeton rtv21.tv.

Shkaku i rrjedhjes është ende i paqartë. “Pemex”, ndërmarrja shtetërore e naftës në Meksikë, ka pësuar një sërë aksidentesh në të kaluarën.

Të paktën 37 persona mbetën të vdekur në një shpërthim në Meksikë në vitin 2013 dhe 26 persona vdiqën në një zjarr në një objekt të gazit në vitin 2012./21Media

Back to top button