Impakt ka pasur edhe ecuria mjaft e mirë e rimbursimeve me 57% më shumë se 11-mujori i vitit 2016

Impakt ka pasur edhe ecuria mjaft e mirë e rimbursimeve me 57% më shumë se 11-mujori i vitit 2016

Të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) në Shqipëri, janë realizuar në vlerën 126 miliard lekë, 6% ose rreth 6.8 miliardë lekë më shumë se 11-mujori i vitit 2016.

Të ardhurat e mbledhura për këtë periudhë sipas treguesve fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë rezultojnë të jenë realizuar në masën 99% të planit.

Rritja e prodhimit vendas të karburantit ka ulur importin e këtij produkti dhe si rrjedhojë të ardhurat nga TVSH- ja në import.

Karburanti prodhim vendas mbuloi rreth 30.1% të konsumit gjatë 11-mujorit të vitit 2017 krahasuar me 2.5% që ishte ky tregues vitin e kaluar.

Po kështu në këtë zë, sipas MFE-së, impakt ka pasur edhe ecuria mjaft e mirë e rimbursimeve me 57% më shumë se 11-mujori i vitit 2016.