Shtyet gjykimi kundër Bogoevskit

Bogoevski u akuzua për shpifje

Shtyhet seanca gjyqësore për padinë e ngritur nga ana e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish zëvendës kryeministrit Musa Xhaferit kundër ish agjentit Slobodan Bogoevskit për shpifje për shkak të një lënde në gjykatën e New Yorkut për rastin Magjar Telekom.

Ahmeti dhe Xhaferi sot nuk u paraqitën në gjykatën në Shkup. Me kërkesë të avokatëve të tyre u paraqit avokatja Biljana Pavllova para së cilës Bogoevski e ka dhënë deklaratën e parë. Ajo u thirr në ligjin dhe refuzoi që të japë dëshmi para gjykatës, duke shpjeguar se ajo që është thënë në mungësë të saj, ajo duhet ta mbrojë. Avokati i Bogoevskit, Valentin Zafirov shpjegoi:

“Nga dëshmia e sotme shihet se deklarata e Sllobodan Bogoevskit sidoqoftë që të jetë ajo, është dhënë para gjykatës se New Yorkut. Njëkohësisht bëhet presion ndaj dëshmitarëve të cilët me urdhër për mbrojtje janë të detyrat ta ruajnë fshehtësinë e gjithë procedurës, përkatësisht të mos thonë diçka që nuk është e lejuar. Me këtë do të kishim bërë vepër penale sipas ligjit amerikan”./21Media

Back to top button