Si po jetohet në qytetin nga ku u shfaq koronavirusi?!

Në Wuhan ka filluar ndërtimi i një spitali

Qyteti kinez Wuhan, ku filloi shfaqja e koronavirusit, ka qenë i mbyllur që nga java e kaluar në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.

Nuk ka asnjë lëvizje brenda ose jashtë qytetit. Transporti brenda qytetit gjithashtu është ndalur, dhe rrugët janë pa makina. Rrugët janë kryesisht bosh pasi njerëzit qëndrojnë në shtëpi, nga frika se mos infektohen jashtë, përcjell 21Media.

Po ashtu po vazhdon ndërtimi – autoritetet kineze po ndërtojnë një spital me 1.000 shtretër në qytet. Ata thonë se do të ndërtohet për një javë, dhe do të jetë gati për t’u përdorur deri më 3 shkurt.

Kjo nuk është hera e parë që ata kanë ndërtuar spital në ditë të thjeshta. Gjatë krizës SARS në 2003, Spitali Xiaotangshan u ndërtua për gjashtë ditë dhe shtatë netë në Pekin, dhe u përdor për të trajtuar pothuajse 700 pacientë SARS.

Kushdo që nuk është në shtëpi në Wuhan tani është në gatishmëri të lartë dhe po merr masa paraprake shtesë. Në një hotel, stafi mat temperaturën e çdo mysafiri që hyn në ndërtesë – jo se ka shumë. Një foto e kafenesë së hotelit tregon karrige dhe tavolina boshe.

Ka disa që zgjedhin ta “injorojnë” rrezikun dhe vazhdojnë më tej me jetën e përditshme. Disa banorë thjesht vendosin maska mbrojtëse për fytyrën – pastaj shkojnë për të ushtruar nëpër parqe, për të bërë biçikletë nëpër qytet ose për të blerë sende ushqimore në dyqan./21Media

Back to top button